Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Aborti

Pershendetje...Jam 22 vjece... Para 1 muaji pata nje abort... isha ne javen e 19 te shtatzenise... perpara nje jave bera eko dhe ishte cdo gje ne rregull... kur nje nate me kapi nje si lloj ngerci ne bark ne mes te nates per disa sekonda... pas asaj nuk e kam degjuar femijen duke levizur... shkova bera eko dhe me tha doktori i ka pushuar zemra... dhe s`me dhane asnje lloj shpjegimi tjeter!


Bera lindje normale vet pasi me stimuluan per te filluar dhimbjet... A mund te me thoni dicka me shume rreth ketij rasti se jam shume e merzitur... dhe kur thua eshte koha e pershtatshme per te filluar nje shtatzeni pas abortit?


Faleminderit pres pergjigje.

Soni (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Soni

Shkaqet e aborteve në moshë të madhe janë të ndryshme. Duke u nisur nga shpjegimet e tua, mundet që nga lëvizjet, të jetë bllokuar qarkullimi i gjakut në kordonin umbelikal. Megjithatë, ekzaminimi bioptik i fetusit dhe placentës, do të tregonte mbase edhe ndonjë shkak tjetër të ndodhisë.

Episodi tashmë ka kaluar. Një shtatzëni të re duhet ta nisësh jo më përpara se 6-të muaj. Përpara se ta fillosh shtatzëninë, të rekomandoj të bësh një këshillim parakoncepsional me një mjek gjinekolog i cili ndoshta nga anamneza mund të kuptoj ëedhe shkaqe të tjera të abortit të ndodhur.

Të uroj gjithë të mirat dhe shtatzëni të shpejtë.

/komuniteti