Çrregullime të ndryshme pas lindjes
Edita
(15 vite më parë)
Përshëndetje Edita
Mundet që shkaku i ankesave/dhëmbjeve gjatë raporteve seksuale si dhe i sekrecioneve të shpeshta apo dhe me kruarje në pjesën vaginale, të jetë epiziotomia si dhe ndonjë infeksion i mundshëm vaginal. Një kontroll tek mjeku gjinekolog si dhe bërja e kulturës dhe antibiogramës së sekrecioneve vaginale, është rekomandimi i parë.
Ndërsa çrregullimet menstruale, mund të si kenë shkak ndryshimet hormonale të cilat duhet të dozohen për nivelin e tyre. Më pas mjeku, do të rekomandoj trajtimin e duhur.
Gjithë të mirat.
Tung e dashur, se pari te falenderoj nga zemra, per mua je shume e sakte, e perpikte. Kerkoj falje paraprakisht nese e teproj me sqarimin tim ne detaje mirepo kam nevoje ti tregoj me perpikmeri çrregullimet.
Jam bere nene qe 7 muaj mirepo prej pas lindjes une nuk ndihem si me pare, kisha lindje normale me vakum edhe e prere diku 8 penje. Dhembje pas lindjes kam pas shume gjate deri me eshte sheru me thene epizotomia mirepo prej qe me erdhen menstruacionet une vazhdimisht i kam pas nje here ne muaj, prej 7 deri ne 10 dite. Here-here gjakderdhje mirepo tash nuk me vijne te sakta para kohe me nga 5 dite me heret dhe vetem pika pika e me pas 4 dite me vijne normal gjakderdhjet te shumta.
Pastaj theksoj se edhe para lindjes gjate marredhenieve kam pas dhimbje te shpeshta mirepo tash edhe me shume kam dhimbje, e ndjej te vendi ku jam prere si me mu çare lekura sa qe kam frike edhe me ja fillu asaj procedure, me duket vetja shume dobet dhe ndihem shume e shqetesuar qe me ndodh kjo pune se s`jam rahat pastaj edhe sekrecione kam te shpeshta s`ndihem e pastert aspak, kruarje... do te dua nje mendim ose keshille prej teje e dashur.
Te flm shume, klm.