Shqetësim pas lindjes
Eli
(15 vite më parë)
Përshëndetje Eli
Edhe ndryshimi i viskozitetit/konsistencës të sekrecioneve vaginale, është tregues i një infeksioni të mundëshëm. Për të gjetur diagnozën dhe medikamentin për trajtim, duhet të bësh kulturën dhe antibiogramën e sekrecioneve vaginale.
Njollat e gjakut, edhe mundet të jenë shenjë e rikthimit të menstruacioneve, pavarësisht se e ushqen fëmijën me gji. Nëse përsëritet gjakderdhja jo e plotë (si gjakderdhja e menstruacioneve), mirë është të gjenden arsyet e kësaj situate. Je e mirëpritur për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
Gjithë të mirat.
Pershendetje Dr Moza!
Une jam nje grua qe kam 3 muaj qe kam lindur me prerje cezariane. Muajin e pare pas lindjes kisha hemorragji nga poshte tani ve re qe jam pastruar pra nuk kam hemoragji, por ve re qe kam si mund ta quaj nuk jane te bardha por vijne si (qyrre) e trashe (me fal per termin e perdorur) me ngjyre te bardhe te cilat i ve re jo cdo dite kur lahem nga poshte. Kjo gje mos do te thote per ndonje infeksion?
Edhe dicka para dy javesh vura re nje njolle kafe e erret pastaj diten tjeter tamam njolle e kuqe, por diten e 3 nuk pata me njolla. Mos valle jane menstruacionet? Femijen e ushqej vetem me gji.
Ju falenderojme per keshillat qe na jepni.
Ju uroj shendet e pune te mbare.