A mund të më tregoni për vlerat e analizave?
Rebeka
(15 vite më parë)
Përshëndetje Rebeka
Analizat, megjithëse jo të saktë në të shkruar, tregojnë se ka filluar një anemi e lehtë e shtatzënisë. Kjo shprehet me numrin e ertrociteve. Prandaj të rekomandoj marrjen e hekurit, të cilin duhet ta kishe filluar nga java e 16-të e shtatzënisë dhe duhet ta vazhdosh deri 45-së ditë pas lindjes.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Jam ne javen e 29 te shtatzenise, sot kam bere analizat dhe keto jane vlerat per te cilat jam bere merak shume: Eritrocitet 3.78, hemoglobina 107, leukocitet 12.6, Neutrofilet 82, Limfocitet 14 dhe Glukoza 7.4. Muajin e kaluar kur i kam bere analizat te gjitha vlerat kane qene ne kufij normal.
Pres me padurim pergjegjjen tuaj.
Me respekt Rebeka Morina.