Mitra e zmadhuar
Bahrije
(15 vite më parë)
Pershendetje Bahrija,
Eshte normale qe mitra e nje gruaje e cila ka pasur pese lindje te kete permasa me te medha. Mosha qe je eshte e re per te pasur çrregullimet e ciklit dhe per te hyre ne menopauze.
Mos u bej merak per dimensionet e mitres, por bej skrining per kancerin e qafes se mitres! Kjo nuk ka asnje lidhje me mitren e madhe, por duhet ta besh per te gjetur ndryshimet e mundshme ne qafen e mitres, te cilat jane shume te shpeshta tek ne.
Doktoreshe e nderuar, jam 43 vjeçe dhe kam kryer 5 lindje, mirepo kam nje problem: menstruacionet kane nisur te me rrallohen shume, e pasi u vizitova tek nje gjinekologe me tha se eshte koha te me lene krejtesisht, por me tha qe edhe mitra me eshte zmadhuar por nuk me dha ndonje sqarim?! A paraqet ndonje rrezik zmadhimi i saj? Te lutem mu pergjigjni, jam e shqetesuar per kete gje!