javë pas jave
Përshëndetje Rina
Spiralja mund të sjellë menstruacione më të shtuara, apo më shumë shtrëngime, apo dhimbje barku të cilat zakonisht kalojnë mbas dy muajve të parë të vendosjes së spirales. Nëse gjatë proçesit të vendosjes së spirales, së bashku me të futen edhe baktere në mitër, gratë mund të kenë infeksione pelvike. Në raste të rralla mund të ndodhë që spiralja të dalë pa dashje, gjë e cila lë të pambrojtur gruan kundrejt shtatzënive të paplanifikuara. Prandaj, nëse nuk ndihen fijet e spirales kur kontrollohen me dorë, konsulta me mjekun është e domosdoshme.
Me vendosjen e spirales, gruaja duhet të kontaktojë personelin mjeksor kur: nuk ndihen fijet e spirales; gruaja apo partneri ndjen pjesën e fundit të spirales; mendohet se ka filluar një shtatzëni; gruaja ndjen dhimbje të vazhdueshme të barkut apo rrjedhje të pazakonta vaginale; gruaja apo partneri ndjen dhimbje apo çifti nuk është komod gjatë marrëdhënies seksuale; ka ndryshim të menjëhershëm të menstruacioneve mujore; kur mendohet për ta hequr spiralen apo çifti dëshiron të filloj shtatzëni.
Pas heqjes së spirales, aftësia për të mbetur shtatzënë rikthehet menjëherë.
Shpresoj të kem qënë e vleshme në përgjigjen time.


Pershendetje doktoreshe e nderuar.
Deshta te ju shkruaj per disa shqetesime te miat, une kam lindur nje vajze para tre muaj e gjysme, dhe tani kur isha ne Kosove kam vene nje spirale, nuk e di nese kam bere mire apo keq! Njehere nuk dua qe te lind prandaj kam vendosur spiralen. Mirepo pyetja ime eshte se keto dite kam nga pak dhimbje barku dhe shpine gjegjesisht pjesa e poshtme (sikurse dhimbje cikli). Diten kur e kam vendos spiralen me erdhen menstruacionet, ama vetem tre dite pata dhe pata me pak se cdo here gjakderdhje. Deshta ta di nese eshte shkaku i spirales apo mund te jete dicka tjeter dhimbja qe ndjej?
Edhe nje pyetje kam, burri me thote qe keto dite ka filluar me e prek spiralen gjate marredhenieve seksuale, dhe ndjen pak skuqje te penisit, cfare me kishit keshilluar ju? A paraqet kjo ndonje rrezik me thoni sa ma shpejt ju lutem sepse shqetesohem shume.
Dhe per fund dhe nje pyetje nese s`ju shqetesoj! Mbasi te vendos ta heq spiralen dmth, qe mendoj prape me lind ama ma vone do te kishe me qene ndonje rrezik ose dicka pengese pse e kam mbajtur spiralen?
Paraprakisht ju falenderoj shume zonje e respektuar, e cmoj shume punen tende qe jep ne nje drejtim te duhur drejtuar te gjitha grave dhe nenave shiptare kudo ne bote, beni nje pune me plot nder e respekt, nga Rina - Itali.