Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Infeksioni gjatë shtatzënisë

Pershendetje doktoreshe, jam shtatzene ne javen e 6 por kam shume djegesime gjate urinimit poashtu kam bere analizen e urines dhe me ka dale infeksion. Desha te di a eshte e demshme per beben infeksioni dhe cka mund te perdore qe te largoj kete infeksion? Kam shume frike mos po i ndodh dicka bebit? Te lutem me jep nje pergjigje, me respekt, Joca.

Joca (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Joca

Ka infeksione të traktit urinar, që sjellin probleme në ecurinë e shtatzënisë. Po të më kishe shkruar se çfarë infeksioni është, edhe mundet të kisha dhënë një përgjigje më të saktë. Nëse nuk e ke bërë urokulturën, të rekomandoj ta bësh dhe të përdorësh një nga preparatet që kanë efikasitet ndaj infeksionet dhe është i pranueshëm për këtë periudhë të shtatzënisë.

Gjithë të mirat.

/komuniteti