Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cistat si pengesë për shtatzëni

Miredita doktoreshe, jam 23 vjece dhe para pak kohesh kam kuptuar se ne nivel te vezores se majte kam nje ciste me dimension 71x51mm, mjeku me ka rekomanduar te pedore Cyclo progynova tablete per tre muaj rresht. A ka gjasa te me shpertheje me barna kjo madhesi e cistes dhe a eshte rrezik operimi apo sa eshte rreziku qe te mos mund te ngelem shtatzene? Tashme po i bej dy muaj qe po i perdor barnat por nuk po verej asnje permiresim!

Anitaa (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Anita

Madhësia e kistit, është në kufinj maksimal të trajtimit medikamentoz. Zhdukja e kistit me estropro-gestativëve, do të ishte shanc shumë i mirë. Megjithatë mos e ndërprit mjekimin dhe ecuria e trajtimit vlerësohet me ekzaminim ekografik. Nëqoftëse kisti vjen duke u rritur, atëherë mënyra kirurgjikale është zgjidhja përfundimtare.

Sa më sipër, ju referova kisteve me cipë të hollë dhe lidik transparent. Ndërsa ekzistojnë edhe kiste të tjera me mure të trashë, të ndarë midis tyre dhe me likid jo transparent. Në këto lloj kistesh, rruga e trajtimit është vetëm rruga kirurgjikale.

Me eliminimin e kistit, shtatzënia do të vijë shumë shpejt.

Gjithë të mirat.

/komuniteti