Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kruarje jashte vagines

Kam nje jave qe kam disa kruarje jashte vagines, te cilat kam frike se mund te agravohen sepse jane te vazhdueshme, nuk kam asnje lloj pucre apo hematoma te tjera qe mund te behen shkak per kete por thjesht kjo. Ndoshta mund te jete ndonje lloj alergjie, sepse une jam pak tip alergjik, cfare me keshilloni te perdor, ju lutem?

Sev Seviana (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Seviana

Kruarjet në vaginë ndodhin si pasojë e një infeksioni në traktin gjenital. Duhet të bësh analizë dhe kulturë të sekrecioneve vaginale. Rezultatin tregoja mjekut gjinekolog. Duke u bazuar në rezultatet e tyre, ai do të japë rekomandimet e nevojshme dhe trajtimin e duhur.

Gjithë të mirat.

Sev Seviana (13 vite më parë)
Shume faleminderit doktoresha. Gjithe te mirat dhe ju!

/komuniteti