A rrezikoj ta humb beben?
Elti Bilalaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Elti,
Urime për shtatzëninë, besoj që ke dashur të shkruash që shtatzënia ndodhet në javën e 5 të saj. Nuk është mirë që të kesh sekrecione kafe. Disa këshilla, qëndro sa më shumë shtrirë, mos qëndro gjatë dhe lodhshëm në këmbë dhe evito punët e rënda. Evito përkohësisht raportet seksuale. Ndiq rekomandimet e mjekut rreth terapisë dhe besoj që do kalosh këtë situatë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje Doktor, kam bere nje test shtatezanie dhe me ka dale pozitiv. U paraqita per kontroll ekografik dhe doktori konfirmoi qe isha shtatezane dhe dhomeza ishte sa per 5 muaj. Problemi im eshte ky :kam ca pika te kafta fillimisht si te perziera me leng te holle.sekrecionet nuk jane shtuar por here shfaqen e here zhduken.Mjeku me dha utrogestan 2 ne dite,acid folik,multivitamine. Shqetesimi im eshte ky : a kam shpresa ta kaloj kete situate, aperben gjithmone rrezik per abort? faleminderit !