Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonese cikli

Pershendetje doktorresh un ciklin e fundit e kam pas 15 gusht deri me sot ende nuk me ka ardhur dje isha tek mjekja me kontrolloi shtazan nuk jam po pse kjo vonese me tha te presesh per ciklin por nuk me dha asgje te perdor jetoj jasht shtetit e ketu nuk po te japin shum shpesh barna qfart mund te bej qe te me vij ciki duhet ta ceki se kam te bardha shum sa me duket se erdh ckli po tentoj per shtatzani tash e 8 muaj qfar te bej sepse kam shqetsim duke i pritur te pershendes dite te mbar.

Besa Arta (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Besa

Dyshoj për çrregullim hormonal, prandaj duhet të konfirmosh nivelin hormonal të vezoreve (FSH, LH), funksionin e gjendrave tiroide (TSH, free T4) dhe prolaktinës. Sipas rezultateve mjeku duhet të të rekomandoj trajtimin.

Për të gjetur shkaktarin e shtimit të sekrecioneve vaginale duhet të bësh një analizë dhe kulturë. Rezultati i tyre do ta orientoj mjekun për të dhënë trajtimin më efektiv.

Mirë do të ishte që në ditën e 14-16 të bësh ekografi, për të vlerësuar maturimin e folikulit si dhe bashkëshorti të bëj analizë të spermogramës.

Gjithë të mirat.

/komuniteti