Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Konceptimi në moshën 44 vjeç

Pershendetje, deshiroj te kem prape shtatzeni, pasi qe kam humb dy here shtatzenine, nje ne 3 muaj e tash qe dy muaj prape ne muajin e dyte me shprese se do te me jepni ndonje pergjigje. Pas 2 abortimeve a kam mundesi prape te ngel shtatzen ne moshen 44 vjeçare? Flm.

Meribane (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Meribane

Mundësia për të patur një shtaztëni pas dy aborteve spontane, gjithmonë ekziston. Por duhet të kuptosh Meribane, që mosha bën punën e vet. Megjithatë, nëse janë trajtuar shkaqet e dy aborteve të para, nuk ka arsye për të mos tentuar në fillimin e shtatzënie së re. Ndjekja nga mjeku, duhet të jetë shumë shumë e kujdeshme.

Të uroj fat.

Meribane (15 vite më parë)
Ju faleminderit per pergjegje e ju uroj te mira, une Meribana prape te shkruaj sepse desha ta di a mund te jete nje shtatzene 10 diteshe ne kete rast qe te tregoj rastin, menstruacionet i kam pas me 16 shtator e i kam mbaru me 20 d.m.th. prape me 1 tetor kam cikel do te jete kane shtatzeni a qa do te thote? Ju pershendes md. Mimoza.

/komuniteti