Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lëvizjet e bebit

Pershendetje!


Jam ne javen e 21 te shtatzenise dhe rreth nje jave me pare ndjeva per here te pare levizjet e bebit apo sic i themi rendom shkelmat e bebit. Por ka pak ore qe ka ndjejtuar urte. Jam e interesuar te di, a ka ndonje problem nese bebi nuk leviz kaq shume? Deshiroj te theksoj qe eshte shume i levizshem, madje dhe gjinekologu kur e ka pare ne eko ne nje kontroll te para dy muajve u cudit pse levizte aq shume!


Ju falenderoj dhe pres pergjigje. Ani

Ani (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Ani,

Njejte sikur ne edhe beba i ka periudhat e pushimit, por per dallim nga te rriturit beba flen me shpesh dhe me pak. Domethene periudhat e pushimit jane me te shpeshta dhe zgjasin me shkurt. Ndodh qe periudhat e zgjimit te bebes te perkojne me kohen kur ti je ne levizje
dhe nuk i ndjen. Mos u shqeteso qe beba jote nuk shqelmon vazhdimisht!

Paç nje shtatzeni te mbare dhe bebe te shendetshme

/komuniteti