Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Perdorimi i hapave niferx ne shtatzeni

Pershendetje,jam ne javen e 15 te shtatzanis,kam bere analizat para 1 muaji edhe rruazat e kuqe te gjakut jan pak posht,doktoresha thot se jan si munges e hekurit ne gjak,dhe me ka rekomanduar te marrjen e hapave niferex 100mg ferro (fe2), 2 her ne dit.Deshiroj te di nga ju se a paraqesin ndonje rrezik per beben? Gjithashtu dhe ne analisat e urines proteinat rezultojn 150mg/dl (norma eshte nga 0 deri 20) mund tme thoni pse jan kaq shum lart? Fleminderit.

Xhoana Shllaku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhoana

Preparatin e hekurit duhet ta marrësh me dozat që të ka rekomanduar mjekja deri sa të stabilizohet gjendja. Deri në 40 ditë pas lindjes duhet ta marrësh si suplement.

Shtesa e albuminës në urinë, tregon fillimin e preeklampisë. Drejtohu te mjekja që i ke besuar ecurinë e shtatzënisë për të vlerësuar analizën e urinës dhe duke vlerësuar edhe tensionin arterial, do të të japë trajtimin e domosdoshëm. Mos neglizho.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti