Kerthiza ime ne ngjyre roze
Adda Kalemi
(13 vite më parë)
Përshëndetje Ada
Tek gratë shtatzëna sidomos pas muajit të pestë, fillojnë të ndodhin ndryshime në lëkurën e barkut. Ajo tendoset dhe në të formohen të çara, të cilat me rritjen e moshës së shtatzënisë bëhen më të theksuara në bark dhe rrëzë kofshëve. Ngjyra e tyre është e purpurt, duke marrë emrin “stria kutis rubra”. Pas lindjes ato qëndrojnë, por ngjyra ndryshon duke u zbardhur dhe quhen “stria kutis alba”.
Si në rastin tuaj, lëkura e barkut humbet elasticitetin. Nga kjo gjëndje zona e umbelikusit (kërthizës), mund të bëhet roze, ose me dhëmbje dhe më e dalë.
Nëse ju bezdis kjo gjëndje, drejtohuni tek mjeku dermatolog i cili do t’ju japë trajtimin e duhur.
Me shumë dëshirë, uroj ta kaloni sa më lehtë problemin që keni.
Pershendetje dr. jam ne javen e 34 te shtatezanise, deri tani pergjithesisht nuk kam patur probleme. keto dy ditet e fundit shoh qe kam shpeshhere kontraksione te padhimbshme , por qe me ndodhin shpesh. gjithashtu gjysma e kerthizes eshte ngjyre roze. a ka ndonje problem? ju faleminderit