Fordyce spots
Liridona Tafaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Liridona
Siç e ke lexuar, problem yt nuk është shqetësim përveç atij që ti e quan paraqitje estetike. Prandaj hiqe atë shqetësim që paraqet dhe bëj jetë normële e cila do të sjellë një bashkëshort me të cilin pa tjetër do të jesh e lumtur.
Gjithë të mira.
Pershendetje doktoreshe mimoza. Ju uroj pune te mbare dhe shendet mbi te gjitha. Jam nje vajze 21 vjec. Para 2 vitesh ne buzet e vogla te vagines identifikova nje ndryshim te lekures si disa pika te bardha shum shum te vogla, nuk dhembin dhe nuk shkaktojn asnje ndjesi tjeter per mua pervec atij estetik dhe psikologjik. U vizitova tek gjinekologia me friken se mos jan per shkak te ndonje infektimi me hpv. Na vizita me sy qe kreu e miratoj dyshimin tim per hpv, gjithashtu kreva te gjitha analizat e nevojshme dhe nuk kisha asnje infeksion sst pervec nje infeksioni nga vete ndryshimi i flores se vagines. U shqetesova shume aq sa rash ne depresion nga fakti qe un tashme kisha hpv. Para nje viti kreva pap test dhe cdo gje ne rregull pervec rezultatit cervico-vaginit nga flora mixe,u kurova dhe kaq por askund nuk u perdor termi hpv,madje doktoresha tha qe nuk kam hpv te pakten lytha gjenital jo. Tani pas shume kerkimesh dhe stresi gjeta qe kto qe mbart une quhen fordyce spots, te parrezikshme. Ju lutem me thoni se cfare jane,si mund te veproj me to, dhe a eshte i drejte shqetesimi dhe stresi qe kam,kam aq frike saqe mendoj qe sdo mund te kem marrdhenje me asnje mashkull per shkakun e tyre,po e privoj veten nga mundesia e marteses ose e te qenit nene,kam frike nga ajo cka partneri im i ardhshem do mendoj apo ndoshta sdo jem terheqese per te.