Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Probleme me menstruacione pas lindjes

Pershendetje Dr. Mimoza.


Kam lindur nje vajze qe 2 muaj dhe cdo gje ka shkuar mire. Menstruacionet i kam pasur 6 jave edhe jane ndal, mirepo pas nje jave prape kane ardhur per 4 dite dhe pas nje pushimi prej 9 diteve prape me kane ardhur! Kontrollen e kom pas te paslindjes dhe cdo gje eshte ok por me brengos ky problem?!


Ju faleminderit. Me respekt, Dita.

Dita (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Dita

Ky çrregullimi i ciklit menstrual, nuk është normal. Mundet që vjen për shkak të ndryshimeve të nivelit hormonal. Mirë është të bësh një këshillim tjetër me mjekun gjinekolog, si dhe të kryesh të gjitha ekzaminimet që ai do të rekomandoj.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti