Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

E shqetesuar nga rezultati i analizave

Pershendetje doktoresh, jam e shqetsuar sepse jam ne javen e 6 te shtatzanis dhe ne analizat qe bera sot me dolen esheriacoli, dhe glukoza 6.2, neutrofile 67,numri i eritrociteve 3.96. Kam diegie te urines dhe sekret vaginal. Ne ekon qe bera me doli edhe nje cist ne anen e majt me madhesi d-38 mm. Te lutem cfar me sugjeroni qe te perdor , acfar vitamina duhet dhe sa eshte e rrezikshme cista dhe e-koli ne shtatzani. Te falenderoj per punen e palodhshme qe beni.

Eldena Bicaj (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Eldena

Infeksionet urinare, paraqesin rrzik për shtatzëni. Në tremujorin e parë të shtatzënisë, pra deri në fund të javës së 12-të, nuk rekomandohet trajtim me antibiotiko terapi, por mund të përdorësh çajra bimorë që e luftojnë infeksionin dhe nuk kanë efekte anësore. Gjithahstu konsumo sa më shumë lengje.

Madhësia e kisti të pranishëm, nuk mendoj se do të ketë problem për ecurinë e shatztënisë. Por duhet që ndjekja ekografike të jetë e rregullt për të vlerësuar ecurinë e kistit. Të rekomandoj të fillosh konsumin e acidit folik dhe të multivitaminave.

Gjithë të mirat.

/komuniteti