Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sekrecione te kafta ne kohen e ciklit

Pershendetje doktoresh,uroj te jeni mire.Kam nje pytje rreth ciklit...Jam sot ne diten e 26 dhe une ciklin e kam qdo 24-25 dit,dhe nga dje kam vetem sekrecione te lehta te kafta.Kete muaj kam perdor disa vitamina dhe duphostan ngaqe kam pas nje deshtim ne javen e 6.Dhe poashtu kam marr inekcion ne diten 14 per shperthimin e vezes.Dje poashtu bera nje hcg veq me kqyr mos kam diqka dhe vlera dul shum e ult 0.375 ( ishin 10 dit nga shperthimi i vezes),sekrecionet e kafta vazhdojn edhe sot pa gjak hiq.Sme ka ndodh keshtu asnjeher dhe deshta te dij a ka mundesi qe hcg e kam bere heret dhe ndoshta shtatzanija ka filluar apo eshte naj problem tjeter?Me falni se e zgjata,ju uroj qdo te mire dhe pune te mbare.

Arbnora ... (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arbnora

Përsërite pas një javë beta hCG. Nëse shtatzënia nuk ka filluar kontakto mjekun për të marrë rekomandimin dhe trajtimin e nevojshëm për çrregullimin menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti