Microgynon pas abortit
Beta E
(13 vite më parë)
Përshëndetje Blerta
Gjakrrjedhja e lehtë pas abortit, mund të zgjasë edhe 10-të ditë. Nëse gjakrrjedhja vazhdon më gjatë dhe është në sasi të shtuar, duhet të drejtohet tek mjeku për të bërë ekzaminim ekografik.
Mikrogynon, rekomandohet menjëherë pas abortit, si preparat për të parandaluar shtatzëni të pa dëshiruar. Nëse preparati është filluar duhet të vazhdohet deri në përfundim të paketës. Ndërpreja e menjëhershme, pa mbaruar paketën, mund të shkaktoj hemorragji të mëdha të cilat mund të bëhen problematike për gruan.
Gjithë të mirat.
Pershendetje, desha te konsulltohem me ju per nje shoqe e cila ka pas abort. Mjeku i ka dhene me pi tambleta microgynon, mirpo ajo qe 6 dite edhe ende me gjakderdhje. Ju lutem me rekomandoni a te vazhdoje me kete terapi dhe cili eshte shkaku i gjakderdhjes a eshte diqka rrezik apo edhe normale. Faleminderit