Dhimbje kockash ne shtatzani - java e 31
Silvi Silvushja
(13 vite më parë)
Përshëndetje Silvi
Të këshilloj të qëndrosh sa më shumë shtrirë anash majtas, të matësh tensionin çdo ditë dhe të shkruash të dhënat. Nëse tensioni arterial shkon mbi shifrat mbi 140 dhe 90 mmHg, drejtohu urgjentisht tek mjeku. Bëj urgjentisht analizën e urinës komplet për të përjashtuar praninë e albuminurisë.
Pesha fetale tregon se pak a shumë pesha e bebit është normale.
Të rekomandoj që të paraqitesh tek mjeku çdo dy javë.
Pershendetje doktoresh shpresoj te jeni mir dhe faleminderit qe gjeni kohen te pergjigjeni shqetsimeve tona jam shtatzen ne javen e 31 shqetsimi im lidhet me faktin se kam dhimbje kockash ne fund shpine edhe ne pjesen e legenit saqe naten duhet me u qu ndenjur per me u kthy ne krah tjeter se prej shtrir nuk mundem kur isha tek mjeku i thash po nuk me shpjegoj gja si mjeket ketej sepse jetoj jasht.duart edhe kembet me jan enjtur prej 36 qe e kam pas nr e kembes me ka shku nr 39 qfar me keshilloni te bej..doja tju pyesja edhe ne lidhje me peshen e bebit tim kur isha tek mjeku isha ne javen 29+4 dhe peshonte 1.419 kg a esht brenda normales me falni qe u zgjata ju falenderoj shum per pergjigjen.