Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Javët e para të shtatzënisë

Pershendetje doktor...


uroj te jesh mire... jam ne javen e 8 te shtatzenise... deri tani nuk kam marre asnje mjekim apo kontrolle... doja te dija nese mund te me ndihmosh, per dozen e acidit folik qe duhet te marre? Kam lexuar se duhet te merret 0.2 g ne dite por doja te dija pak me qarte si mund ti marr keto, e me te sigurte nga nje mjek specialist... nje problem tjeter eshte qe javen e 5 dhe te 6 kam pasur pothuajse cdo dite sekrecione te lehta gjaku... (pas nje kokre te vetme synflex qe mora pa ditur pasojat e saj qe ishin te renda.) Javen e shtate nuk kam pas por tani ne fund te javes se 8 sot pata serish sekrecione gjaku te lehta (ndoshta nga gjendja emocionale e keqe), ne fillim te qarta pastaj si ne ngjyre kafe (me fal qe shkruaj kaq hapur) e di qe do me keshillosh kontroll tek gjenekologu por keto dite nuk shkoj dot pasi nuk jam ne Shqiperi por a me keshillon te marr utragest (pasi keto mund jene shenja per ndonje abort te padeshirueshem)? Me fal qe po zgjatem kaq shume por doja edhe te pyesja qe nese nje koker e vetme synflex ka ndikuar ne malformime fetale apo nese mungesa e acidit folik gjate 8 javeve ka pasoja te pandreqshme te formimit te pjeseve delikate e te nderlikuara te fetusit, a mund te shikohen keto ne ekografi dhe nese po nuk ka menyre te eleminohen keto probleme... eshte hera e pare per mua...? Te falenderoj nga zemra per kohen qe me kushtove duke lexuar gjithe keto pyetje e shqetesime, dhe te falenderoj edhe per ndihmen qe jam e sigurte qe do me japesh... te uroj gjithe te mirat.


Me respekt Tea.

Tea (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Tea,

Doza e rekomanduar e acidit folik eshte 400 mikrogram. Eshte mire te merret perpara se te ndodhe shtatzenia, por mund te merret qe nga momenti kur konfirmohet shtatzenia dhe vazhdohet deri ne javen 12 te shtatzenise.

Sa i perket gjakderdhjes, kjo eshte nje shenje rreziku. Te keshilloj qe te marresh utrogestan (pasi qe nuk mund te shkoj te mjeku).

Dymbedhjete javet e para te shtatzenise jane shume delikate, sepse eshte koha kur ndodh formimi i organeve te fryti (qe quhet organogjeneza). Cdo bar qe ti merr mund te interferoje me zhvillimin e fryit. Nese ke marre nje synflex nuk besoj se mund te kete pasur efekt te pernjehershme tek fryti, por duhet te kesh parasysh se gjate shtatzenise shume barna nuk rekomandohen qe te merren.

Ne javen 11-13 ne kontrollin ultrasonografik mund te verehen anomalite tek fryti, keshtu qe patjeter duhet te besh nje skrining ne kete periudhe.

Pac shtatzeni te mbare!

/komuniteti