Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A mund te kem qene shtatzene?

Pershendetje doja te dija ...kam 7 dit nga vonesa e periodave dhe sot shkova ne pishin ku aty bera bubble bath dmth hyra tek vaska me uj te ngroht ku nxirte fllucka me pas ne dhomen me avull te ngroht kur dola e hyra ne banjo shikova qe me doli uj nga vagina por pa er dhe me pak presion e ca copa te vogla te bardha te gjata te hodha...mendova se mos kam qene shtatzene dhe mos e abortova...apo nuk ndikon kjo gje..ju lutem me ktheni pergjigjet te shpejt se jam ne hadh...un deshiroj te jem shtatzene pasi dhe mardhenie te pambrojtur kam kryer...

Ada Balade (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ada

Si fillim duhet të vërtetosh se shtatzënia është e pranishme ose jo. Bëj një analizë që quhet beta hCG. Aborti shoqërohet me dhimbje në fund të barkut dhe me hemorragji. Ajo që tregon nuk lidhet me një abort të mundshëm. Për të vlerësuar se çfarë të ka ndodhur bëj një vizitë gjinekologjike si dhe analizë të sekrecioaneve vaginale.

Të uroj gjithë të mirat.

/komuniteti