Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Cfare analizash duhet te bej?

Prsh dokt moza un jam aferisisht ne javen e 7 te shtatezanise. mjekja ne kontrollin e pare qe bera me tha qe duhet te bej analizat qe behen ne fillim te shtatezanise, ktu tek ju une kam lexuar qe deri ne javen e 12 nuk behet asnje analize, pas kesaj kohe pas javes se 12 ato behen, cfare me kishit sugjeruar ju? cfare analizash duhet te bej tani ose pas javes se 12 ? flm sh

Danjela B (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Danjela

Është e vërtetë se analizat rutinë duhet të fillojnë pas javës së 12-të shtatzënisë, me kushtin që një seri e mirë e tyre të jenë bërë gjatë periudhës së parakonceptimit apo këshillimit parakoncepsional. Megjithatë, kur mjeku mjeku që ndjek shtatzëninë e shikon të arsyeshme mbi problemet që kanë dalë në periudhën deri 12-të javë të shtatzënisë, rekomandon të bëhen edhe analiza dhe ekzaminime për të diagnostikuar problemin dhe trajtuar atë. Kjo gjë sjell ecuri të mirë dhe të sigurtë të shtatzënië.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti