Shqetësime rreth shtatzënisë
Vjosa
(15 vite më parë)
Përshëndetje Vjosa
Të rekomandoj që të bësh një vizitë gjinekologjike, për të vlerësuar shkakun se përse vjen kjo dhëmbje.
Në këtë moshë të shtatzënisë, lëvizjet e fëmijës të shpeshta dhe të forta njihen si normale.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje e nderuara doktoreshe, kam shtatzenine e pare tani kam hyre javen e 28-te deri me tani shtatzenia me ka ecur shume mire pa asnje problem, mirepo kohen e fundit pasi po e perfundoj nevojen e madhe kur po ulem po kam dhimbje ne vagine kjo me ka ndodhur qe dy here, a eshte kjo per tu shqetesuar apo jo, poashtu desha te pyes ne kete moshe te shtatzenise a eshte normale qe levizjet e bebit te jene me te shpeshta dhe me te forta? Ju faleminderit per mirekuptim, pranoni pershendetjet e sinqerta nga une.