Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ventrikul 11 mm, ka mundesi te jete down? Java 32 e shtatezanise.

Pershendetje, une jam ne javen e 32 te shtatezanise, ne te cilen eshte shfaqur nje nga ventrikulat e zmadhuar 11 mm, gjithashtu dhe ne zgjerim i veshkes. Ka mundesi qe bebi te vuaje nga sindroma down, ju perseris qe triple testi ka dale shume mire, dhe parametrat e bebit jane sh mire pervec ketyre dy gjerave. Levizjet i ka shume normale gjithashtu dhe peshen e gjatesine. Eshte e nevojshme ne kete jave te behet amiocinteza? Flm

Lola Ponce (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola

Nuk rekomandohet që në javën e 32 të shtatzënisë të bëhet amniocenteza. Por ti nuk ka arsye që të shqetësohesh përsa tritesti ka rezultuar me rrezik të ulët për trizomi 21. Ventrikulomegalia që ka rezultuar ekografikisht, është në kufitë minimal dhe të rekomandoj që vetëm të bësh një ekografi tjetër pas 2 javësh për të rivlerësuar situatën.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Ana Ana (13 vite më parë)
Lola une di qe behet eko per transucencen nukale per vertetimin e sindromes down.mungesa e kockes se hundes verifikon s.d.gjths di te sygjeroja nje mjek specialist vetem per morfologjiken.jo ekografist,por ekografist vecanerisht per morfoligjiken.mos neglizho.uroj te shkoje mbare.

/komuniteti