Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ditesh e kam ciklin?

Pershendetje doktoresh,ciklin gjithmon ekom me daten 14,doja ta dija sa ditesh ekom ciklin se spo e kuptoj,edhe deshta me dit se kur ikom ditet e ovulimit gjith te mirat .

Lindushja Lindushja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Nëse cikli menstrual të vjen pothuaj gjithnjë në të njëjtën ditë të muajit, do të thotë se ai zgjat afrësisht 30 ose 31 ditë. Kjo kohëzgjatje është plotësisht e përshtatshme për shtatzëni nëse shëndeti riprodhues i çiftit është normal. Ditët e ovulacionit në përgjithësi janë në mes të ditëve të kohëzgjatje së ciklit, që do të thotë se tek ty mund të jetë rreth ditës 15-18, numërimi fillon nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Për t’u siguruar, të rekomandoj që rreth këtyre ditëve të bësh një ekzaminim ekografik, për të përcaktuar madhësinë e folikulit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti