Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi beta hcg

Pershendetje doktoreshe. Ne rradhe te pare uroj te jeni mire. Ju lutem mund te me informoni se sa me saktesi e gjen testi beta hcg fillimin e shtatzanise? Dmth sa % eshte i sakt ky test ne lidhje me kohen qe mund te kesh shtatezane Ju falenderoj per ndihmen tuaj

Rodesa Derika (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Rodesa

Human chorionic gonadotropin (hCG), tek gratë jo shtatzënë ndohet nën nivelin e 5 mlU/mL. Tek gratë pas menopauzës është në nivelin e 9-9.5 mlU/mL. ku gruaja është shtatzënë niveli i gonadotropinës korionike fillon e rritet mbi 5 mlU/mL dhe në javën e parë që është java e katërt mund të shkoj deri në rreth 400 mlU/mL. Ky hormone deri në javën e 12-të të shtatzënisë, rritet afërsisht progresivisht dhe shkon deri në 280-290 mijë mlU/mL pas kësaj periudhe bie deri me ritën në formë kurbe deri në 3500 mlU/mL në javën e 40-të.

E gjithë ecuria që përshkrova tregon se saktësia për të vërtetuar shtatzëninë është e madhe. Nëse hormoni është i rritur por jo në dinamikën e përshkruar dhe shtatzënia mungon (e vërtetuar me ekografi), tregon se ekziston një problem shëndetsor dhe kjo përbën arsye që të kontaktohet mjeku endokrinolog.

Gjithë të mirat.

/komuniteti