Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Ne cfare muaji merr pozicionin bebi per lindje?

Pershendetje doja tju pyesja per dicka sot bera ekon dhe isha 33 javshe po doktori im me tha te vija mbas 3 javesh se bebin e kam mrapsh dhe me tha nese nuk kthehet me kok posht ateher do te bejme me operim mua me ka hyr feika ndaj doja te pyesja kur mer pozicionin bebi qe shkon me kok posh se un e kisha koken siper ne stomak shum flm ju lutem nje pergjigje doja

Adelajda Rexha (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Adelajda

Pozicionin cefalik, bebet e marrin zakonisht pas javës së 30-të. Por edhe nëse pozicioni cefalik nuk fitohet, nuk do të thotë se detyrimisht lindja të kryhet me operacion cesarian. Megjithatë, per mënyrën e lindjes e vendos mjeku sipas kushteve dhe situatës që do të paraqitet afërsisht në javën e fundit të shtatzënisë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

Adelajda Rexha (13 vite më parë)
shum flm per gjithcka

/komuniteti