Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vezoret policistike

Pershendetje Doktor!


Jam nje grua e martuar qe tre vite, provoj te mbes shtatzene po s`kam pas sukses, pastaj fillova kontrollat te mjeku dhe me tha se kam vezore policistike, shkova per ta bere IVF dhe atje me konstatuan se kam vezore policistike dhe deshtova ate dite, nuk munda ta bej se kisha vezore policistike. Ju lutem me tregoni se a shkaktojne problem te madh se a kam mundesi mos me mbet shtatzene une asnjehere? Edhe ju lutem me tregoni se cfare terapie duhet te perdore?


Me respekt, Lena.

Lena (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Lena,

Gratë shpeshherë kanë vezoret policistike. Kjo do të thotë se vezoret prodhojnë më shumë folikula se ç’prodhojnë normalisht gjatë një muaji. Zakonisht gjatë një cikli menstrual fillojnë të maturohen rreth 5 folikula dhe së paku një folikul i cili ka qelizën vezë ovulon (domethënë e liron qelizën vezë). Por, një vezore policistike fillon të maturojë së paku dyfish më tepër folikula se normalisht. Shumica e këtyre folikulave rriten, por nuk e lirojnë qelizën vezë.

Une ju këshilloj që ta ndryshoni mënyrën e jetës me qëllim që ta kontrolloni peshën trupore.

Grave me PCOS që duan të mbeten shtatzënë iu jepen barna për trajtimin e sterilitetit si klomifeni, tamoksifeni dhe gonadotropinat.

Nëse jeni mbipeshë, përpara se t’ju përshkruajë barna gjinekologu ju jep disa këshilla se si të ndryshon mënyrën e jetesës. Edhe një humbje modeste që do te keni në peshë, bën që vlera e insulinës t’i afrohet normales dhe mundëson që të shfaqet ovulacioni. Një përparësi tjetër e humbjes në peshë është se nëse mbeteni shtatzënë, do të keni rrezik të ulur për të zhvilluar diabet gestacional gjatë shtatzënisë. Diabeti gestacional është një formë e sëmundjes së sheqerit e cila shfaqet gjatë shtatzënisë dhe paraqet rrezik për juve dhe për beben tuaj.

Nëse barnat nuk kanë efekt, atëherë te disa paciente mund të bëhen edhe intervenime kirurgjike. Gjinekologu bën të ashtuaquajturin ovarian drilling me laparoskop. Gjatë kësaj procedure shkatërrohet indi ovarial i cili prodhon hormonin mashkullor testosteronin. Efektet e intervenimit kirurgjik shpeshherë janë të përkohshme, por ovarian drilling e përmirëson baraspeshën hormonale dhe rivendos ovulacionin për një kohë të mjaftueshme që gruaja të mbetet shtatzënë. Ovarian drilling është po aq efektiv sa i përket mjekimit të sterilitetit sa edhe gonadotropina, por ka një përparësi sepse nuk e rrit rrezikun e shtatzënisë multiple (shtatzënisë me binjakë, trinjakë etj).

Barnat që e rrisin ndjeshmërinë për insulinën si metformina, sot përdoren gjithnjë e më tepër për mjekimin e PCOS. Shumë gra të cilat nuk kishin rezultate në trajtimin me barna për mjekimin e sterilitetit, ato reaguan shumë mirë pasi që u përdor edhe metformina.Klomifeni është bari i parë që përdoret për mjekimin e problemeve të sterilitetit që i shkakton PCOS. Rreth 70% e grave që marrin klomifen, do të kenë ovulacion. Përqindja e shtatzënisë është rreth 15%, por suksesi i mjekimit varet nga kohëzgjatja e trajtimit dhe nga faktorë tjerë, si për shembull a jeni apo jo mbipeshë. Edhe një rënie modeste në peshë, e përmirëson dukshëm përqindjen e suksesit të klomifenit. Për të parë se a jeni duke reaguar ndaj këtij bari, gjinekologu do t’ju monitorojë më ultrazë. Nëse edhe pas 6 muaj trajtimi me klomifen nuk keni mbetur shtatzënë, atëherë rekomandohet që të keni deri 6 cikle inseminim intrauterin (IUI) krahas marrjes së klomifenit.

Barnat për mjekimin e sterilitetit bartin një rrezik për shtatzëninë multiple dhe kanë disa efekte anësore. Ovarian drilling është më me përparësi në këtë drejtim. Bisedoni bashkë me gjinekologun se cila është strategjia më e mirë e mjekimit për ju.

Pra, fakti se ju keni PCOS nuk do te thote aspak se ju nuk mund te mbeteni shtatzene. Per terapine duhet te orientohesh tek nje gjinekolog i cili do te pershkruaje terapine adekuate per ty.

Te uroj qe shume shpejt te mbetesh shtatzene!

Arbra11 (11 vite më parë)
Doktorr deshta tju pyes kam dhe un te njejtin problem vezorer policistike kam qen shum neper mjek mirpo qe 4 vite nuk kam mbet asnjeher shtatzen kam Perdor klomifen shum barna edhe naper shum mjek kam qen por asgje, po du me bo ivf po frigona mos po deshtoj edhe me ivf te pershendes
lina isufaj (12 vite më parë)
pershendetje doktor deshta te bej nje pyetje?? Jam e martuar qe 2 vite e 9 muaj ne fillim dmth para 2 vite e 7 nuaj kan pasur nje abort qe 2 vite e 3 muaj nuk mbes shtaze ciklin mujor e kom te qrregullt kam perdorur barna per rregullimn e ciklit po nuk me kan ndikuar aspak kam qen te gjinekologu me ka then e ke anin ne ane te kurrizi pastaj me ka hten mir kudo qe jom kontrolluar me kan then mir e cikli mujor me vonohet deri 13 dit po ne ket muaj 24 dit me jan vonur edhe kam pordorua barna per ardhjen e ciklit po ka qe sot nje jav i kam perfunduar dhe prap nuk me kan ardhur kam qen te mjeku dhe me tha qe ke nje cist po nuk eshte diqka rrezik dhe me tha qe te bej analizat the te bej edhe nje kontroll te shikojm miteren dhe me tha per hiqjen e ovariumit a mund te me tregoni ne lidhje me ovarium dhe per barnat per te ngelur shtatze kam perdor tre muaj acid folik dhe vitamin B-12 me ka then mjeku qe do te mbesesh po jo as keto nuk kan ndikuar kom edhe problem me infeksion shpesheher kom perdorull lloj lloj barnat nuk me kan ndihmuar kshtu qe kisha pas deshir per nje keshill faleminderit per mirkuptim
Denka (15 vite më parë)
Lena, ndryshimi i menyres se jeteses nenkupton psh menyren e ushqyerjes, fjetjes etj.... nese ke honger bruma, ndrysho, ha peme, perime etj, nese ke pi langje, pi tash ma shume uje...etj.
Lena (15 vite më parë)
Ju flm shume doktor per gjithe kete keshille por nje gje nuk po e kam te qarte ne pergjigje, ndryshimi i menyres se jeteses qka do te thote? Ju flm per mirepkuptim. Me respekt, Lena.

/komuniteti