Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Problem pas lindjes

Pershendetje doktoresh.Kam djalin 5 muajsh dhe kam lindur me lindje normale mirpo gjate lindjes kam pelcitur posht ne vagin dhe jam qepur goxha shum sepse kam pasur gjakderdhje.Mirpo problemi esht se qe 5 muaj meniher pas lindjes kam dhimbje jasht vagines ne pjesen e poshtme sepse jam qepur keq, kam vazhdimidht therrje dhe kam shum problem te kem mardhenie sepse me dhemb shum. Isha ne vizit te gjinekologu ai me tha qe skam qfar te bej sepse pjesa e qepur esht ngjitur dhe nuk mund te nderhyj me.. ju lutem me tregoni qfar te bej sepse frigohem qe do kem kete problem gjate tere jetes apo edhe mund te premiresohet gjate lindjes se dyte. Falemnderit shum

Yllka Shala (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Yllka

Ajo që përshkruan është një problem jo i vogël, pasi sjell prishjen e cilësisë së jetës. Për të përmirësuar disi, gjatë kontaktit seksual përdor xhel neutral për të rritur lubrifikimin gjatë penetrimit të organit mashkullor. Në lindjen e rradhës, është mundet që situate të përmirësohet nëse përsëri kërkohet prerja/epiziotomia, me kushtin që qepja të jetë e kujdeshme. Në të kundërt dhe nëse gjendja është e pa suportueshme për ty dhe bashkëshortin, operacioni plastik mbetet zgjidhja e fundit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti