Simptomat paramenstruale
Anila Kodra
(13 vite më parë)
Përshëndetje Anila
Edhe mundet që shtatzënia të ketë filluar pavarësisht “sigurisë” që ke se bashkëshorti ka ejakuluar jashtë. Megjithëse testi i shtatzënisë ka rezultu negativ, të rekomandoj të bësh një beta hCG. Nëse edhe kjo analizë dej se shtatzënia nuk ka filluar, ka shumë mundësi që të jetë një çrregullim menstrual, që e kalojnë të gjitha gratë së paku një herë në vit. Shkaku është i ndryshëm por pa asnjë problem negativ. Nëse situata vazhdon, atëherë kontakto një mjek obstetër-gjinekolog për të vlerësuar dhe diagnostikuar problemin.
Gjithë të mirat.
Pershendetje! Kam nje vonese te ciklit prej gati dy javesh. Cijlin e kam te crregullt por ajo qe m shqeteson eshte jo vetem vonesa e ciklit por edhe simptomat paramenstruale. Ka me shume se nje jave qe me dhemb koka dhe barku por menstruacionet nuk me kane ardhur. Kam bere edhe nje test shtatzanie me ka dale negativ sepse dhe parneri ejakuloi jashte por gjithsesi jam e trembur. Cfare mund te kem?