Kullimi i qumështit nga gjiri
Mimoza Noka
(15 vite më parë)
Përshëndetje Mimoza
Nuk është normale që rrjedhja e gjinjëve të vazhdojë edhe pas 7-të muaj nga ndërprerja e gjidhënies. Dozimi i nivelit të prolaktinës, duhet të bëhet pa tjetër. Pas përgjigjes së dozimit, mjeku gjinekolog do të japë trajtimin e nevojshëm.
Je e mirë pritur për t’i dhëmë rrugë problemit tënd.
Kam nje vajze 22 muajshe, i kam lene gjirin para 7 muajsh. Para nje jave vura re se gjiri me kullonte pak qumesht. Doja te dija a paraqet shqetesim kjo gjendje?
Me respekt, Mimoza Noka