Produktet qe duhet shmangur kur ushqen bebin me gji?
Merita Mustafa
(13 vite më parë)
Përshëndetje Merita
Nënat që ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri, duhet të ushqehen me shumëllojshmëri ushqimesh e në veçanti me qumësht dhe nënproduket e tij. Shumëllojshmëria e ushqimeve me zarzavate dhe qumësht e nënproduktet e tij do të bëjnë që qumështi i nënës të jetë i bollshëm dhe i ushqyeshëm për fëmijën. Nuke e kuptoj se për çfarë bën fjalë kur shkuan “ngërqe” te bebi e sidomos për shkak te ushqyerjes që bën ti! Po të kesh mundësi ma shpjego në forma të tjera atë që kërkon të thuash apo vëren tek bebi pas ushqyerjes.
Gjithë të mirat.
Pershendetje dr. Mimoza jam e interesuar te di nese nena qe e ushqen bebin me gji han rrush a shkakton ngerqe tek bebi dhe qka preferohet te hahet me teper qe te kem gji me teper dhe cfare ushqimi nuk shkakton ngerqe tek bebi? Gjitha te mirat nga une.