Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa lindje mund të bëhen me operim cezarian?

Pershendetje doktoreshe.


Desha te di se sa lindje mund te behen me operacion cezarian?


Kam ndegjuar se vetem 3 lindje.


Ju faleminderit.

Marigona (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Marigona

Në klinikën ku unë punoj, nëse tre lindjet e para me prerje cezariane kanë kaluar normalisht, duke patur ndjekje rigoroze mund të bëhet edhe një shtatzëni e katërt që të ketë ecuri normale.

Gjithë të mirat.

/komuniteti