Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Sa ditesh e kam ciklin?

Pershendetje doktoresh,une diten e par te ciklit gjithmon ekom mete njeten dat ,ashtu edhe ket muaj ekom pas met 14 tin,deshta ta di se sa ditesh ekom ciklin se spo e kuptoj spo edi si llogaritet prej ciles dit ,dhe deshta ta di kur ikom ditet e avolimit,gjithashtu kom edhe nje pytje,a ka mundsi me kon shtatzan pasi kom edhe dhimbje te gjoksit dhimbje barkut dhimbje koke edhe kom shum te perzira ne lukth ,edhe ne bark ikom dhimbjet sikur doje teme vije cikli edhe pse veq sa ekom perfunduar ciklin me daten 19 te ketij muaji a ka mundsi me kan shtatzan edhe pse ekom pas ciklin normal si gjith se shum gra kom ni qekan pas cikel edhe gjat shtatzanije, gjith te mirat pres pergjigjen tuaj me pa durim!.

Lindushja Lindushja (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Linda

Nga sa më tregon cikëlin e ke të rregullt prej 30-31 ditor. Ditët më të mundëshme të ovulimit janë rreth ditëve 15-18 të ciklit menstrual. Për të qënë e sigurtë rreth këtyre ditëve bëj një ekzmainim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit.

Nëse mendon që mund të jetë present një shtatzëni të rekomandoj të bësh një test shtatzënie apo një beta hCG. Linda, kur gruaja është shtatzënë, gjakrrjedhja menstruale ndërpritet dhe ky është një rregull absolut. Gratë që kanë gjakrrjedhje pas konceptimit të fëmijës, nuk janë menstruacione për gjakrrjedhje të cilat shkaktohen nga ndonjë hematomë e mundshme që më së shumti është e pranishme në ditët e kur pritjej ardhja e ciklit menstrual.

Gjithë të mirat.

/komuniteti