Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Kur behen testet e ovulimit?

Doktoreshe un me te vertete e kam mendjen shume te ngaterruar, para disa muajve menstruacionet mu rregulluan dhe vinin qdo 28 dite mirepo kete muaj u vonuan 4 dite fillova te gezohesha me shpresen se jam shtatzene mirepo pas 4 dite vonese filloi gjakderdhja. Pyetja ime eshte se prej ciles dite te ciklit te filloj te bej testet e ovulimit kur dihet se nuk jan te rregullta tek un menstruacionet dhe ne cilen dite te ovulimit te filloj te kem marredhenie per shtatzani. Une shume deshiroj te jem shtatzene. Pres pergjigjjen tuaj. Me respekt Flora

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Flora

Meqënëse cikli menstrual nuk është rregulluar pas trajtimit, tregon se shkaku nuk është gjetur dhe trajtuar. Që shtatzënia të jetë e sigurtë, duhet që cikli të jetë rregullt dhe folikuli i maturuar. Për të gjetur shkakun e çrregullimit menstrual, duhet të bësh vlerësimet e niveleve hormonale të cilat duhet t’i rekomandoj mjeku që të ndjek. Pas gjetjes së shkakut, merret trajtim dhe kur cikli të jetë i rregullt, ditën e 14-16 të tij duhet të bëhet një ekzaminim ekografik për të vlerësuar maturimin e folikulit. Ditët e maturimit të folikulit, janë ditët e mundshme për shtatzëni.

Gjithë të mirat.

/komuniteti