javë pas jave
Pershendetje Dona,
Jo nuk ndikon ne zhvillimin e bebes. Shtatzenia eshte nje gjendje ne te cilen organizmi yt nuk ka qene me pare dhe eshte normale qe reagon ne menyra te ndryshme. Ne fillim te shtatzenise mund te mos kesh fjetur mjaft per shkak te shqetesimit qe ke pasur lidhur me punen (ose shkollen), mund te jesh bere merak se a do te mund ta perballosh shtatzenine deri ne fund, mund te kesh qene e brengosur per gjendjen e bebes, ke menduar se shtepia ku jeni a eshte e mjaftueshme edhe per nje banor te ri, a mund t'i perballoni shpenzimet edhe per nje bebe. Krejt keto pyetje mund te te kene munduar dhe mund te kene qene arsye qe nuk ke bere gjume te rehatshem dhe/ose te mjaftueshem.
Me perparimin e shtatzenise mund te kesh pasur probleme shtese, si dhimbjet e mesit, dhimbjet e kembeve, por edhe per shkak te barkut te rritur nuk ke fjetur mire.
Mos ke merak! Nese ke bere ekzaminimet dhe analizat qe te jane ordinuar nga gjinekologu dhe nese gjithçka ka qene ne rregull, gjumi i pamjaftueshem nuk ka ndikuar. Ne fakt beba flen pavaresisht se a flen apo rri zgjuar ti, vetemse periudhat e gjumit i ka me te shpeshta dhe me te shkurtera. Nese nuk ke fjetur mjaftueshem mund te kesh pasur me shume hormone te stresit ne gjak, por kjo nuk e ka rrezikuar beben.
Paç nje lindje te lehte dhe bebe te shendetshme!


Ju pershendes, kam nje pyetje.
Jam ne javen e 38, por gjate gjithe shtatzenise nuk kam fjetur mire, me merr gjumi dhe lodhem, por nuk flej. Nuk e di pse, a ndikon dicka gjumi i pamjaftueshem ne zhvillimin e bebes?
Ju faleminderit.