Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Lindja e 4të me operim cezarian

Kam nje shoqe qe ka 3 lindje me operacion cezarian. Femija i trete eshte nje vjeçar. Tani eshte shtatzene 5 muajsh. A ka ndonje rrezik a po cili eshte rreziku i kesaj lindjeje te 4 me operacion shume i afert me operacionin e fundit? Ju flm, pershendetje.

Kisa (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Kisa,

Perqindja e lindjeve me operacion eshte ne rritje te vazhdueshme. Ne kryejme rreth 15 prerje cezariane ne dite. Numri kaq i madh i lindjeve me operacion nuk eshte per t'u levduar dhe eshte bere problem gjithandej neper Europe, por e thashe per ta bere me dije se kemi fituar eksperience dhe ekspertize te bollshme, shume me te madhe edhe se gjinekologet ne shtetet e zhvilluara te Europes. Ata kane numer shume te vogel te lindjeve dhe rrjedhimisht kane shume me pak prerje cezariane (por, perqindjen e prerjeve cezariane e kane te njejte ose edhe me te larte se ne.

Lindja e katert me operacion, vetem nje vit pas prerjes se fundit cezariane bart rreziqe shtese. Duhet pasur parasysh se mitra eshte prere tre here dhe heren e fundit eshte prere para nje viti. Vendi i prerjes eshte shume i ndjeshem dhe mund te ndodhe çarja nese mitra tkurret. Shoqja jote duhet te jete nen kujdesin e shtuar te gjinekologut dhe duhet ta diskutoje paraprakisht me gjinekologun mundesine e lidhjes se tubave (sterilizimit).

/komuniteti