Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Rreth shtatzanise

Pershendetje desha te pyes jam shtatzene ciklin e fundit e kam pas me 18 shtator 5 dit deri me 22 shtator .. Ciklin kam qdo 25 dit .. Ditet e ovulimit 30 shtator ose 1 tetor dhe me daten 6 tetor pata pak sekrecion nente kaft dhe desha te pyes javt e shtatzanis a llogariten nga dita e ovulimit apo nga ajo data 6 tetor kur embrioni ka hy ne miter mund te me sqaroni ju lutem ?? Sa javshe jam !!!

Bora 00 (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Bora

Për efekte praktike në mjeksi, javët e shtatzënisë fillojnë të numërohen nga dita e parë e gjakrrjedhjes menstruale. Mbi këtë kalendar, janë vendosur të gjitha ditët e kontrolleve si dhe të analizave dhe ekzaminimeve të ndryshme, që vlejnë për ecurinë e shtatzënisë. Në këtë kuptim shtatzënia jote është në javën e 5-të plus 1-2 ditë.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti