Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Te rrahurat e zemres

Pershendetje doktoresh,qysh nga koha kur kam ngelur shtatzen te rrahurat e zemres jan rreth 100 pasi qe e mas me aparat digital,kurse perpara kur nuk isha me barr ishte rreth 80,ndersa shtypja e gjakut pergjithsisht eshte me e ulet tani ne shtatzani rreth 60/70 me 90/100. Shqetesohem pse te rrahurat jan te larta tani,eshte e zakondshme te rriten ne shtatzani apo jo??? Theksoj moshen time jam 22 vjeqe. Faleminderit.

Xhoana Shllaku (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Xhoana

Është normale që gjatë shtatzënisë, rrahjet e zemrës të rriten edhe deri në 10 rrahje më shumë se sa para shtatzënisë. Por rritja e rrahjes së zemrës shpesh ka si shkak edhe aneminë, prandaj bëj një vlerësim të saj. Nëse është përjashtuar shkaku i rritjes së rrahjes së zemrës për shkak të anemisë, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar. Vetëm nëse rritmi do të jetë i çrregullt, menjëherë drejtohu tek mjeku kardiolog.

Vlerat e tensionit që shkruan, i konsideroj normale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti