Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vitaminat dhe acidi folik në hurma

Pershendetje e nderuar.


Kam lexuar ne paketen e hurmave qe kam blere qe gjenden shume vitamina si: Vitamina A, Vitamina C, Thiamin (B1), Riboflavin (B2), Niacin, Folic Acid, Iron, Zing, Protein, Sodium, Calsium, dhe phosphorous. Desha te di se a mundet te perdoret hurma ne shtatzeni mbasi i ka te gjitha keto vitamina apo eshte e demshme per fetusin?


Ju faleminderit per mirekuptim.

Emi (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Emi

Edhe mundet të jetë ashtu siç shkruan, por të rekomandoj që hurmën ta konsiderosh si ushqim shumë të mirë me vlera ushqyese sidomos në shtatzëni. Por, hurma nuk mund të zëvëndësoj shumëllojshmërinë dhe sasinë e domosdoshme ushqimore për të cilën ka nevojë shtatzëna. Gjithashtu, ajo nuk mund të zëvëndësoj vitaminat dhe krirat minerale aq të domosdoshme për zhvillimin e fetusit.

Gjithë të mirat.

/komuniteti