Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Vonesa e ciklit

Pershendetje doktoresh mundesisht me mu pergjigj ju lutem cikli gjithmone mka ardh ose 1 dit me heret ose 1 dit me von ne shtator mu ka vonu 3 dit kurse ne tetor 10 dit kom shpresu shumm qe kom mbet shtatzan cila osht arsyja e vonese dhe mos mbetja shtatzan pasi qe gjinekologia pom thot nrregull pse smbes shtatzan ju lutem me jepni nje pergjigje gjitha tmirat

Elsa . (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Arjeta

Edhe ndodh që gratë të kenë herë pas herë çrregullime menstruale e kjo ndodh për shkaqe të ndryshme.

Shkaqet se përse gratë nuk mbetet shtatzënë, nuk kalohen vetëm me fjalët në rregull apo s’ka gjë. Prandaj të këshilloj që t’i kërkosh mjekes të të bëj një këshillim parakoncepsional i cili do të thotë; që ajo të të marrë historinë e shëndetit riprodhues dhe të të bëj si fillim një vizitë gjinekologjike. Pastaj të të rekomandoj disa analiza dhe ekzaminime nëse dyshon për ndonjë problem të mundshëm shëndetsor, që mund të jetë shkaku i mos mbetjes shtatzënë.

Gjithë të mirat.

Elsa . (13 vite më parë)
Faleminderit doktoresh kalofsh nje dit t`palodhshme

/komuniteti