Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A jam me të vërtetë shtatzënë?

Pershendetje i nderuar.


Desha te pyes se nese vertet jam shtatzene? Menstruacionet e fundit i kam pasur me 13.08.2011 dhe gjithmone me zgjasin 5 deri ne 6 dite, tani kane kaluar sot 7 dite qe nuk me jane lajmeruar.


Kam bere nje test shtatzenie por shkronja T eshte theksuar me pak se shkronja C, e nuk po jam e sigurt dhe akoma nuk e kam bere testin e dyte qe te sigurohem, ndjej ndryshimin tek vetja ime qe urinoj shume shpesh edhe diten edhe naten.


Dua te di nese vertete kam mbetur shtatzene, e nese po do te doja te di dhe daten e lindjes edhe pse kjo gje rralle dihet per arsye qe mund te kete lindje te parakoheshme ose nje jave pas terminit qe ipet, bebin e pare e kam lindur ne javen e 42...


Dua te di edhe nese kam mbetur shtatzene une kam filluar te marre acid folik qe nje muaj me ka rekomanduar gjinekologia, ajo me tha qe tre muaj para shtatzenise ti perdore dhe tre muaj pasi te mbetem shtatzene.


Arsyeja pse jam kontrollu tek gjinekologja ishte se deshiroja thjeshte te beja nje kontrolle, se a eshte cdo gje ne rregull me mua dhe me mitren time, dhe ultrazeri me doli qe cdo gje eshte mire. Pasi i tregova qe me kane rekomanduar te pi nje vitamin nje vit para nese dua te mbetem shtatzene per bebin e dyte por akoma nuk kam filluar ta marre sepse me bebin e pare kam pasur nje problem me trigonocephaly dhe ajo me rekomandoi GRAVID qe tre muaj para dhe tre muaj pas shtazenise mjaftojne, nuk ke nevoje 1 vit para.


E dua te di nese mund te jete rrezik per bebin qe nuk i kam pire tre muaj para? Kuptohet nese kam mbetur shtatzene.


Ju faleminderit per mirekuptim.

Emi (15 vite më parë)

Dr. Mr. Sci Memli Morina - obstetër - gjinekolog
Gjinekologja përgjigjet
Dr. Mr. Sci Memli Morina

Pershendetje Emi,

Ka shume mundesi qe te jesh shtatzene. Ti thua qe ke disa shenja tek vetja. Kjo eshte shume domethenese sidomos tek nje grua e cila ka qene shtatzene me pare.

Termini i lindjes (nese je shtatzene) eshte 20 maj i vitit te ardshem.

Ke bere shume mire qe ke filluar me acidin folik. Mos merr asnje bar tjeter pa u konsultuar paraprakisht me gjinekologun. Mos ke merak qe nuk e ke marre GRAVID. Gravid eshte preparat qe permban vitamina dhe minerale. Ne mesin e ketyre vitaminave eshte edhe acidi folik. Acidi folik ndihmon ne parandalimin e anomalive te trurit dhe te palces kurrizore tek beba, prandaj te ka rekomanduar gjinekolgia qe ta marresh perpara se te mbetesh shtatzene. Ti thua qe je duke marre acid folik dhe je duke bere ate qe eshte me e mira tash per tash!

/komuniteti