Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Testi i paqarte

Doktore pershendetje! Doja tju pyesja ne lidhje me testin e shtatezanise. E kam bere para disa ditesh dhe me doli me 2 vija njera e plote dhe tjetra me e zbehte, e ribera testin pas 3 ditesh ne viza e dyte mezi duket kurse te nesermen bere nje test tjetr dhe me doli me nje vije. Jam shume ne merak doktoresh a eshte kjo nje shenje e moszhvillimit te embrionit. Sot gjithashtu pres pergjigje per testin beta hcg. Faleminiderit.

Ornela Shehu (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Ornela

Kjo që përshkruan nuk ka të bëjë me mos zhvillim e embrionit, por unë dyshoj se testet kanë dhënë rezultate jo të qëndrueshme. Me këtë dua të them se testet shtëpiake të shtatzënisë, nuk janë shumë të sigurtë. Beta hCG është test shumë më i sigurtë, dhe unë uroj që shtatzënia të jetë aty dhe ti gëzohesh asaj.

Gjithë të mirat.

/komuniteti