Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

A eshte akoma heret apo ka dicka qe nuk shkon?

Pershendetje dr Mimoza ne fakt u bera shume merak. Diten e fundit te menstruacioneve i kisha me daten 17. Shtator. Kam bere diss teste dhe me rezultojne pozitiv. Por ngaqe kam 4 vite qe tentoj per shtatezani nga padurimi dje bera nje eko dhe mjekja me tha qe nuk shoh asgje. I bie te kem vonese prej 6 ditesh. Si mendoni ju eshte akoma heret duket te kaloje ende disa dite per te bere ekon apo ka dicka qe nuk shkon? Ju lutem sepse jam shume e shqetesuar

S Erika (13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Erika

Nuk dyshoj se ka gjë për t’u shqetësuar. Me siguri që shtatzënia ka filluar, e këtë e tregon testi i shtatzënisë. Nga data 25-së bëj një ekzaminim tjetër ekografik, por të këshilloj që këtë ekzaminim ta bësh me sondë vaginale.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti