Hipertensioni pas lindjes
Ela Ani Ari
(13 vite më parë)
Përshëndetje Linda
Edhe unë nuk dyshoj se ka ndonjë problem shqetësues, me vlerat e tensionit/presionit që shkruan. Megjithatë mos harro të jesh në kontroll të tensionit/presionit, duke e matur herë pas here e mbase duke e stabilizuar edhe me preparate që i jep mjeku kardiolog.
Gjithë të mirat.
Pershendetje e nderuara doktoresh pata nevoje per mendimin tuaj. Kam lindur para gati 3 jave mirepo diqka pas lindjes tensioni me rri here 140/100 here 110/90 brenda dites, , dua te theksoj se gjate shtatzenise kam patur tension te ulet tani kam lindjen e trete asnjehere skam pas tension te larte .Kontrollen gjinekologjike te rregullt dy jave pas lindjes e kam bere javes se shkuar mirepo mjeku problemin tim e tha qe eshte fiziologjike deri 3 muaj pas lindjes. Jam e shqetesuar mbetem me shprese per mebdimin tuaj