Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Informata rreth shtatezanise

Pershendetje, para pese diteve isha tek mjeku per kontroll ku me konstatoi se jam shtatezene.Beba ishte ne madhesine 6.1mm dhe mjeku me tha se tani je ne javen e trete te shtatezenise.Ciklin e fundit e kam pas me dt. 13.09.2013 dhe nuk e kuptoj se si i ka kalkuluar javet e shtatezanise mjeku.me preferoi te pija hapat Matervit.Tani shtatezanine deshiroj ta percell tek tjeter mjek dhe kontrollen e kam sot dhe deshta te di nese eshte e demshme per femijen te behet ultraze perseri ,si dhe dehsta t eju informoj se nuk kap apetit,me shume pi uje dhe ha pak bug nje here ne dite,po mundohem te pakten peme te ha.a eshte normale per shtatezanine ne fillim.Pres pergjigje nga ana juaj faleminderit

(13 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shkurte

Përgjithësisht ditët e javës së shtatzënisë llogariten nga dita e parë e gjakrrjedhjes së fundit të menstruacioneve. Kështu që shtatzënia është në javën e 5-të plus 3-4 ditë. Me këtë mënyrë llogaritje, ecin mjekët për të ndjekur shtatzëninë.

Është e rekomanduar që në fillim të shtatzënisë, të merren multivitaminat dhe acidi folik.

Ekzaminimet ekografike nuk dëmtojnë fëmijën e as nënën.

Mungesa e oreksit duhet të prishet, sepse ti duhet të ushqehesh qoftë edhe pa dëshirë për hir të shëndetit tënd dhe të fëmijës.

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti