Gjakderdhja mbas lindjes
Evva Natura
(13 vite më parë)
Përshëndetje Eva
Periudha e lehonisë, shoqërohet me sekrecione hemorragjike. Këto sekrecione, mund të jenë më të shtuara ose më të pakta në fluks, më të errëta ose më të kuqe dhe zgjatin deri në 40-të ditë. Nga sa shkruan, duket se çdo gjë është normale. Nëse hemorragjia vazhdon e shtuar më shumë se zakonisht ose kalon këtë periudhë, bëj një analizë gjaku dhe drejtohu tek mjeku që të ka pritur lindjen.
Gjithë të mirat.
Persh.doja tju pyesja se kam nje muaj qe kam lindur vajzen,ditet e para kisha gjakderdhje normale si cdo femer mbas lindjes por mbas ca ditesh nuk kisha fare vetem ndonje pik e vogel dhe tani kam nga 4 dit qe kam shum gjakderdhje a esht normale kjo gje se mua me duket sikur kam hemoragji dhe vet ndjehem shum e keputur,ju lutem me thoni dicka?