Te vjellura te panderprera
Florentina Sinanaj
(13 vite më parë)
Përshëndetje Florentina
Shumë gra kanë të vjella në fillim të shtatzënisë. Kur gjendja rëndohet, trajtimi me marrjen e likideve edhe me rrugë intravenoze, është i rëndësishëm. Për një situatë më të moderuar, largimi nga dieta ushqimore e pikanteve, me shumë yndyrë apo të tharta është i rëndësishëm. Gjithashtu shmangu konsumit të ëmbëlsirave dhe ha nga pak dhe shpesh. Përpara gjumit konsumo diçka të vogël. Në mëngjes para se të ngrihesh nga krevati konsumo një copë bukë të thekur ose një biskotë.
Të uroj shtatzëni të mbarë.
Pershendetje, Jam ne javen e 6 te shtatezanis, kam te vjellura te shumta,qka do qe pi e qe ha pas nje kohe menjher e kthej,prandaj kerkoj kshilla nga ju ,ngase po kam frigen se do te mbetem pa lengje trupore. Jam keshilluar me mjekun me ka rekomanduar me perdor cariban tbl 2x1 , mirpo pa kurrfar efekti ,perseri jam njejt.